Subscribe

Vendimi për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PDK, Azem Syla, do të merret të shtunën. Ky ishte verdikti i Gjykatës Themelore të Prishtinës gjatë seancës dëgjimore për Sylën, i cili dyshohet për përfshirje ne krimin e organizuar. Nga ana e tij, organi i akuzës ka kërkuar 1 muaj paraburgim për ish-ligjvënësin, i cili një ditë më parë dorëzoi mandatin. Azem syla është dorëzuar këtë te premte ne policinë e Kosovës. Lajmin e konfirmoi avokati i tij, Tome Gashi, sipas te cilit dorëzimi u be ne piken e kalimit kufitar te Morinës, pas kthimit nga Shqipëria, ku ndodhej për disa dite pushimi. Syla mbërriti ne policinë e Prishtinës dhe më pas në gjykatë. Gashi konfirmoi se prokuroria ka kërkuar 30 dite paraburgim për Sylen. Ai e cilësoi skandal deklaratën e EULEX se nuk e ka gjetur ish-deputetin as 10 dite përpara bastisjes se shtëpisë se tij. Një dite me pare Syla dorëzoi mandatin e deputetit dhe përmes nje deklarate per media sqaroi se synimi i këtij vendimi ishte qe t’i hapte rrugën drejtësisë per te hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Ne bashkëpunim me disa persona, Syla mendohet te ketë keqpërdorur postin si deputet ne funksion te bizneseve dhe tjetërsimit te pronave me vlere 30 milionë euro. Te mërkurën u zhvillua nje operacion i gjere bastisjesh ne Prishtine, ku u arrestuan 6 persona dhe dhjetëra te tjerë u shpallen ne kërkim. Syla dhe te dyshuarit e tjerë akuzohen per pastrim parash, shpërdorim te detyrës, falsifikim te dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *