Subscribe

Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, por ende nuk është shprehur lidhur me emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.

 

Në tekstin e dekretit, reflektohet fakti që Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë parasysh kerkesen e vet Lleshajt për të hequr dore, por ka kërkuar që kërkesa ti vijë nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Vizion Plus ka mësuar se më date 15 nëntor, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, ka depozituar zyrtarisht ne Presidence kerkesen per lirimin e Sander Lleshajt, kerkese kjo qe eshte marrë ne konsiderate vetem 24 ore me pas.

 

Por pikepyetjet mbeten ende mbi shkresen e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka kerkuar dekretimin e Lleshajt ne postin e Ministri te Brendshëm. Edhe pse eshte e qarte qe levizja e pare i hap rrugen dekretimit te tij, ende nuk ka dal nje akt zyrtar nga Presidenca, e cila ka afat Kushtetues deri ne ore 23:59 te se premtes.

 

Por edhe pse tashme levizjet ne fushen e shahut politik jane te qarta mbetet per t’u pare se per cfare guri e leshoi Ilir Meta “oficerin”.

 

 

DEKRET
PËR
NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE
Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 10955
Tiranë, më 16.11.2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *