Autoritetet e burgut të Drenovës në Korçë, u vunë në alarm të premten e kaluar, pas humbjes së gjurmëve të një të dënuari të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. 29- vjeçari Begator Mustafa, u dorëzua mëngjesin e se dielës pranë komisariatit të policisë së Korçës. Ai ishte larguar me leje 3 ditë nga burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë dhe në 10 qershor, duhej të kthehej në ambientet e vuajtjes së dënimit. Por në momentin që pritej kthimi i tij, Mustafa humbi gjurmët. I riu prej 8 vitesh vuante dënimin për grabitjen e një taksisti, dënim te cilin e përfundon ne 2017-en.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *