Dorëzohet autori i masakrës së Fshatit Shëlli në Mat. Kujtim Koxha autori vrasjes së një personi dhe plagosjes së tre të tjerëve.

 

Sipas informacioneve policore bëhet me dije se në kapjen e autorit Kujtim Koxha u vunë në ndjekje 40 forca policie. Arrestimi i tij është bërë rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

 

Ndërkohë më herët policia dha detajet paraprake për ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të enjtje në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull ku 51 vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

 

Nga të shtënat për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H,  E.A. dhe H.B. Sipas policisë shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

 

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat. Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *