Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duket i dorëzuar per zgjidhjen e krizës politike ne Maqedoni. Pas takimit me krerët e komunave të drejtuara nga forca e tij politike, Ahmeti tha se nuk sheh drite ne fund te tunelit.

 

“Po bëhen përpjekje maksimale për ta tejkaluar krizën por kjo nuk do varet njëanshëm por duhet vullnet nga të gjitha palët. Të gjithë duhet të ndihmojnë për ta tejkaluar krizën sepse janë bllokuar të gjitha institucionet e shtetit. Aktualisht nuk shoh ndonjë dritë në fund të tunelit, por le të shpresojmë në të ardhmen të gjithë që palët të reflektojnë.” 

 

Ahmeti deklaroi se tashme nuk po diskutohet me opsioni i tërheqjes se ministrave të BDI-së nga Qeveria, pasi një veprim i tillë sipas tij nuk prodhon asgjë. Tashme kriza politike ka bllokuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne vend. VMRO-DPMNE-ja kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e reja parlamentare. Partitë tjera LSDM, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kërkojnë zhbllokimin e Kuvendit dhe më pas caktimin e datës për zgjedhjet lokale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *