E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dorëzohen emrat për “KED” në Presidencë

Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi, organi kyç ne ngritjen dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, prej kohesh ka qene ne ngërç, pasi pjesa me e madhe e anëtareve te saj, nuk arritën ta kalonin vettingun. Por pritet qe kjo situate te zgjidhet ne javën e pare te muajit dhjetor, kur është dhe afati ligjor për hedhjen e shortit.

 

Ne Presidence janë depozituar tashme listat me kandidatet, te cilët kane aplikuar për t’ju nënshtruar shortit. Ne te janë dy anëtarët e mbetur te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha, kjo e fundit ne fakt është dhe kandidate për kryetare te KLSH.

 

Reklamë

Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe Medi Bici janë kandidatet nga Gjykata e Larte, ndërsa Arta Marku kryeson liste ne kandidateve te paraqitur nga organi i akuzës.

 

Por ajo qe bie ne sy nga lista e paraqitur nga Prokuroria, është fakti se vetëm 2 i plotësojnë te gjitha kriteret për te qene ne KED, Fatjona Memcaj dhe Arta Marku.

 

Ndërsa deri me tani Këshilli i Larte i Drejtësisë nuk ka depozituar asnjë kandidature për ne KED.

 

Referuar ligjit, i takon kreut te shtetit te hedh shorit brenda periudhës 1 – 5 dhjetor. Por duket se Presidenti nuk do ta ushtroje këtë kompetence, njësoj si një vit me pare, duke ja kaluar Kryetarit te Kuvendit, ashtu siç përcaktohet ne Ligj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë