E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Dorëzimi i armëve ka kaluar pritshmëritë”

Amnistia e tretë për dorëzimin vullnetar të armëve, ka bërë që 50 deri në 60 përqind e rreth 550 mijë armëve e municioneve qe morën arratinë nga depot ne pranverën vitin 1997, te rikthehen.

 

Muaji prill është afati i fundit i dorëzimit ku qytetaret mund t’i shpëtojnë ndjekjes penale, ndërsa sipas drejtorit të rendit publik në policinë e shtetit, shifrat kanë tejkaluar pritshmëritë.

 

Reklamë

Kryesisht armët që dorëzohen janë ato te marra nga depot dhe modeli më i njohuri për shqiptarët është kallashnikovi.

 

Dervishaj thekson se policia është e gatshme për çdo iniciativë ligjore të parlamentit, duke nënkuptuar se vendit i shërben dhe një shtyrje e mëtejshme e amnistisë.

 

Të gjitha armët e municionet e grumbulluara, do t’i kalojnë fondit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe mësohet se ato do të asgjësohen. Por per rastet kur ka dyshime se ndonjë prej armeve mund te jete përdorur per kryerjen e krimeve, ajo i nënshtrohet ekspertimit.

 

 

Më shumë video

Reklamë