E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Dorëhiqet shefi i AKI-së në Kosovë

Shefi i agjencisë kosovare të inteligjencës, Driton Gashi ka dhënë dorëheqjen, disa ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi largimin e tij nga ky post.

 

Kërkesa e Haradinajt erdhi një ditë pas arrestimit dhe ekstradimit të 6 shtetasve turq, mbështetës të klerikut Fetullah Gylen, kundërshtar politik i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

Reklamë

Sipas kryeministrit të Kosovës, shefi i agjencisë dhe ministri i punëve të brendshme nuk kishin informuar qeverinë për arrestimin e shtetasve turq.

 

Ministri i brendshëm Flamur Sefaj dha dorëheqjen rreth një javë më parë, ndërsa për shefin e AKI-së, sipas ligjit nevojitej nënshkrimi i presidentit Thaçi.

 

Arrestimi dhe ekstradimi i 6 shtetasve turq, u kritikua gjerësisht për shkak të natyrës së paqartë të arrestimit, ndërsa nuk munguan as reagimet e presidentit turk Erdogan i cili përgëzoi liderët e Kosovës për dorëzimin e gylenistëve, por kritikoi Haradinajn për shkarkimin e shefit të agjencisë së inteligjencës dhe ministrin e punëve të brendshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë