Qeveria e Dimitry Medvedev ne Rusi ka dhënë dorëheqjen.

Ky vendim vjen vetëm pak orë pasi presidenti Putin, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij në vitin 2024.

 

DIMITRY MEDVEDEV

 

KRYEMINISTER I DOREHEQUR I RUSISE

 

“Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë ndryshime të rëndësishme, sa i përket balancës së pushtetit. Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushte tË tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur duke dhënë dorëheqje”.

 

Vladimir Putin tha se çdo president i ardhshëm duhet të ketë jetuar në Rusi për të paktën 25 vjet dhe të mos ketë shtetësi të huaj. Ai gjithashtu shfrytëzoi fjalimin vjetor për të paralajmëruar rrezikun se konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme mund të shndërrohen në një luftë të mundshme globale.

 

VLADIMIR PUTIN


PRESIDENT I RUSISE


“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë. Vendet e armatosura bërthamore, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet të fillojnë të hartojnë masa që synojnë të neutralizojnë çdo kusht për një luftë globale, dhe të zhvillojnë qasje të reja për të siguruar stabilitetin e planetit”

 

Duke folur para 900 gazetarëve vendas dhe të huaj dhe rreth 1300 të ftuarve,  shefi I Kremlinit shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e tensioneve mes shteteve te bashkuara dhe Iranit  pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.

Megjithatë ai theksoi se për momentin, Rusia është një vend i sigurt dhe se ka armët e fundit që asnjë vend tjetër nuk i ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *