E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet kryeministrja franceze, Elisabeth Borne

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne dha dorëheqjen këtë të hënë, teksa qeveria pritet t’i nënshtrohet një riorganizimi.

Presidenti francez dhe qeveria e tij do të riorganizohet, kjo pas një sage të gjatë për rifitim të pëlqimit public, që kur humbën shumicën e tyre absolute në parlament menjëherë pasi Macron u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022.

Ndryshimi vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve  dhe ligjet e imigracionit .

Ai gjithashtu vjen vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, me euroskeptikët që pritet të bëjnë fitime rekord në një kohë të pakënaqësisë së gjerë publike për rritjen e kostove të jetesës dhe dështimit të qeverive evropiane për të frenuar flukset e migracionit.

Reklamë

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e Macron është pas lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth tetë deri në dhjetë pikë për zgjedhjet e qershorit për BE.

Spekulimet për një riorganizim të qeverisë ishin të përhapura që kur Macron në dhjetor premtoi një nismë të re politike./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë