E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Pas akuzave për dështim në kryerjen e reformave dhe korrupsion, kryeministri ukrainas Arseni Jatseniuk, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Në një mesazh televiziv, Jatseniuk ka thënë se do të largohet pasi i sheh të pamundura ndryshimet reale me këtë klase politike. Ai qëndron në këtë detyre që prej fillim vitit 2014, pas largimit të ish-presidentit pro rus, Viktor Janukoviç. Me herët ai është akuzuar për korrupsion dhe presidenti Poroshenko i kishte kërkuar atij dorëheqjen, pasi kishte humbur besimin dhe mbështetjen e shumicës në Ukrainë. Dorëheqjen e tij, Jatseniuk do ta dorëzojë të martën më 12 prill ne Parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë