E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet kryeministri belg Charles Michel

Vetëm disa ditë pas dorëheqjes së partnerëve të tij kryesore, kryeministri i Belgjikës Charles Michel i ka dhënë dorëheqjen. Ai informoi mbretin për vendimin e tij mbrëmjen e së martës, për shkak se partitë e opozitës refuzuan të mbështesnin qeverinë e tij pas përplasjes mbi emigracionin.

 

Aleatët e tij ne koalicion “e braktisën” pasi Mishel nënshkroi një marrëveshjeje në Kombet e Bashkuara për emigrantët javën e kaluar.

 

Reklamë

 

Megjithatë tashmë mbetet për tu pare nëse mbreti do ta pranojë ose jo dorëheqjen e 42-vjeçarit Charles Michel, i cili mori detyrën në tetor të vitit 2014.

 

Mediat belge shkruajnë se Carls Michel mund të qëndrojë në detyre deri kur parlamenti të shkrihet muajt e parë të vitit të ardhshëm, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë