E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet kongresisti amerikan, Chris Collins

Kongresisti republikan i New York-ut, Chris Collins, ka dhënë dorëheqjen pas raportimeve se ai planifikon të deklarohet fajtor për akuzat e prokurorëve, sipas të cilëve, Collins i dha djalit të tij informacione të fshehta në lidhje me një firmë australiane të bioteknologjisë.

 

Ai i kishte quajtur akuzat “të pabaza” dhe u deklarua i pafajshëm, por raportohet se tash do të pranojë fajësinë. Është e paqartë nëse ai do të pranojë fajësinë për akuzat origjinale kundër tij, ose për akuza tjera.

 

Reklamë

Sipas një zëdhënësi të kryesueses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Collins, të hënën, e dorëzoi letrën e tij të dorëheqjes, e cila do të hyjë në fuqi të martën. Collins ishte një nga republikanët e parë kryesorë që miratoi kandidaturën presidenciale të presidentit, Donald Trump.

 

Prokurorët pretendojnë se ai e thirri djalin e tij në qershor të vitit 2017, duke i treguar atij disa informacione konfidenciale për kompaninë “Innate Immunotherapeutics”, në të cilën ai zotëronte aksione./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë