E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëhiqet këshilltari i Trump

Këshilltari kryesor i Donald Trump për ekonominë, Gary Cohn, i bashkëngjitet emrave që braktisin kreun e Shtëpisë së Bardhë.

 

Mediat amerikane shkruajnë se plani i Trump për rritjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit, ishte shkaku i një konflikti mes tyre, çka detyroi Cohn të japë dorëheqjen.

 

Reklamë

Trump, në një deklaratë për mediat ka falenderuar këshilltarin për shërbimin e tij dedikuar Shteteve te Bashkuara.

 

Gary ka qenë këshilltari im kryesor ekonomik dhe ka bërë një punë të mrekullueshme, tha shefi i Shtëpisë se Bardhe, ndërsa Cohn u shpreh se ishte nder për të që i shërbeu vendit dhe falënderoi Doanld Trump për mundësinë.

 

Gary Cohn ish-president i bankës Goldman Sachs, është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë