E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Politikë

Dorëhiqet Ilir Meta!

Ilir Meta është dorëhequr nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeparlamentari gjatë një dalje publike nga ambjentet e Kryesisë së Kuvendit në mesditë.

 

“Ndonëse detyrimet e mia si president i ardhshëm nisin pas 24 korrikut, unë do të jap dorëheqjen sot si kryetar partie”, – ka deklaruar Meta.

 

Reklamë

Kryeparlamentari ka thënë se ai “do vijoj të jetë kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri në ditën e betimit si President i vendit”.

 

Meta shtoi se drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim do ta marrë Petrit Vasili.

 

Më shumë video

Reklamë