Valës së dorëheqjeve në pushtetin vendor i është shtuar edhe Bashkia Maliq, ku 6 administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.
Burime pranë institucionit lokal bëjnë me dije se dorëheqjet janë depozituar nga administratorët e Libonikut, Pirgut, Vreshtasit, Lozhanit, Pojanit dhe Moglicës. Të gjashtë kanë paraqitur kërkesat pranë kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu.
Ky i fundit, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, ka konfirmuar largimet dhe është shprehur se: “E njëjta procedurë do të ndodhë edhe me nënkryetarët e bashkisë në vijim.”
Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie dorëheqjesh në disa bashki të juglindjes, ndërsa në terren pritet riformatimi i strukturave drejtuese pas zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale.
/vizionplus.tv





