E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dorëheqja Qatos/ Tabaku: Nesër nxjerrim provat

Partia Demokratike e ka cilësuar dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato, si një marifet të kryeministrit Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e saj.

 

Ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, në reagimin e saj është shprehur se nuk kemi të bëjmë me një dorëheqjen, por e ka larguar vetë kreu i qeverisë.

 

Reklamë

Gjithashtu Tabaku, thekson se PD-ja do të publikojë dokumente që vërtetojnë aferat korruptive të Qatos.

 

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur! Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët! Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut! Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.”

 

Më shumë video

Reklamë