Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit I cili ende nuk kishte bërë betimin për të marrë postin e kryebashkiakut të Shkodrës.

Nëpërmjet një postimi të shkurtër në twitter, Basha e konsideron të detyruar doreheqjen e Pjetrit, ndërsa shkruan se doreheqja e tij, është thjesht një kriminel më pak në politikë.

Megjithatë Basha shkruan se asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Edi Rama, që sipas tij është koka e krimit politik.

 

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *