E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Kryebashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

Është mbledhur këtë të mërkurë kryesia e Këshillit bashkiak të Vlorës, e cila ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit për zgjedhjen e njërit prej nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës në krye të saj.

Mbledhja do të zhvillohet më 22 shtator ku pritet të diskutohet mbi dorëheqjen e kryetarit të  bashkisë  Ermal Dredha dhe caktimin e një prej tre nënkryetarëve, Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo për të kryer funksionet e kryetarit të bashkisë Vlorë.

Reklamë

Ende nuk dihet procedura, nëse do të jetë votim i fshehtë apo do të përcaktohet ditën e mbledhjes.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut më 10 shtator. Një ditë më pas, në një letër drejtuar qytetarëve, Dredha sqaroi se dorëheqja ishte një akt reflektimi dhe jo një largim nga përgjegjësia publike.

Ai përmendi edhe arsyet personale, familjare dhe administrative si faktorë që ndikuan në largimin e tij, dhe shtoi se do të vazhdojë të mbetet i angazhuar për të mirën e qytetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë