Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ashpërson tonet ndaj Bashkimit Europian, qe kishte kërkuar ndryshime ne ligjin kundër terrorizmit, si nje nga kushtet per liberalizimin e vizave për qytetaret e vendit. Ne nje fjalim Erdoan shpërfilli këtë kërkese, ndërsa kritikoi qëndrimin e unionit ndaj tendave te ngritura pranë Parlamentit Europian ne Bruksel nga partia e punëtoreve te Kurdistanit.

Kur Turqia ndodhet nen sulmin e organizatave terroriste nga te gjitha anët, BE na thotë qe te ndryshojmë ligjin antiterrorizëm ne këmbim te marrëveshjes per vizat. BE do te lejoje terroristet te ndërtojnë çadra dhe do t’u japin atyre mundësi ne emër te demokracisë, ndërsa ne na thotë qe nëse ndryshoni legjislacionin, do t’u heqim vizat. Me vjen keq, por ne do te ndjekim rrugën tone, ju ndiqni tuajën”.

BE kishte kërkuar nga Turqia që të qartësonte përkufizimin mbi termin terrorizëm, përpara heqjes se regjimit te vizave, si pjesë e një marrëveshje për lehtësimin e krizës së emigrantëve në Europë. Komentet e Erdoan erdhën pas dorëheqjes se kryeministrit Davutoglu, qe negocioi marrëveshjen. Zyrtare te unionit kanë shprehur shqetësimet e tyre për impaktin që mund të ketë largimi i tij në paktin Bruksel-Ankara për emigrantët. Kryeministri njoftoi dorëheqjen në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai u largua pas përplasjeve me presidentin e vendit në lidhje me kthimin e Turqisë nga një republike parlamentare në një republikë presidenciale. Por Erdogan është shprehur se ndryshimet kushtetuese te propozuara prej tij ishin nje nevoje kombëtare dhe jo nje kërkese personale.

Ndërsa lideri i partisë më të madhe opozitar në Turqi, Qemal Kiliçadarollu deklaroi se rrëzimi i kryeministrit është një grusht shteti qe tregon autoritarizmin e presidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *