Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, nuk është fitore.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson se PD është sërish në udhëkryq, dhe se dorëheqja e Bashës është vetëm fillimi i përpjekjeve për të dalë nga kjo krizë 9-vjeçare.

 

Sipas Kullurit hipokrizia, propaganda dhe konformizmi e kanë degraduar PD në një objekt indiference nga qindra mijëra votues.

 

Mes të tjerash, ai thekson se elektorati i larguar nuk kthehet të votoje sërish nëse nuk zgjidhim ngërcet e mëdha politike.

 

Postimi i plotë:

 

Te dashur miq! Pas 5 vitesh debate, perplasje e gara te manipuluara me leadership-in e Partise Demokratike, dje pasdite Lulzim Basha dha doreheqjen nga kreu i PD!
Partia Demokratike po kalon vitet me te veshtira qe nga krijimi i saj. Drejtimi despotik i partise ka krijuar nje seri konfliktesh te ashpra qe e cuan ate nga humbja ne humbje. Por kjo nuk eshte kriza e pare qe kalon PD!

 

Ne vitin 1997 po ashtu kriza e PD prodhoi nje humbje te thelle pas zhgenjimit qe prodhoi prej arrogances ne qeverisje duke u shkeputur nga realiteti. Nxjerrja me force nga grevat e urise se ish-pronareve, ish te perndjekurve, dhe zgjedhjet e manipuluara nga mazhoranca dhe te bojkotuara nga opozita ne 26 maj 1996 e me pas renia e firmave piramidale, çuan ne konfliktin thuaj civil te 1997!

 

Ringritja qe kulmoi me ribashkimin e PD dhe hapjen ndaj disa personazheve te shoqerise civile ne vitet 2001-2005, e ktheu ate ne pushtet ne vitin 2005! Megjithe sukseset e medha gjate qeverisjes gjate dy mandateve ne pushtet, ne vitin 2013 dolem ne opozite me nje bilanc po ashtu negativ ne disa aspekte te rendesishme per nje parti te djathte. Deshtuam me procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, legalizimit te ndertimeve informale dhe demshperblimin e ish te perndjekurve!

 

Tashme jemi serish ne udhekryq!l Doreheqja e Bashes nuk eshte fitore por vecse fillimi i perpjekjeve per te dale nga kjo krize opozite 9 vjecare! PD duhet te kthehet konkuruese. Nese nuk shtrojme rrugen drejt fitores, nuk kemi arritur asgje. Ndaj duhet nje projekt politik i djathte serioz. Elektorati i larguar nuk kthehet te votoje serish nese nuk zgjidhim ngercet e medha politike. Humbja e 13 qershorit 2021 dhe 6 marsit 2022 nuk premtojne fitore por humbjen e rradhes.

 

Ndaj refkektimi per nje PD te djathte serioze eshte domosdoshmeri! Nje perpjekje hipokrite per “t’ja hedhur prape” votuesve te zhgenjyer nuk funksionon me! Ata qe shkaktuan krizen nuk mund ta zgjidhin ate! Zgjedhjet nuk fitohen duke angazhuar vetem votat e anetaresise se Partise Demokratike por duke nxjerre ne zgjedhje ata qe nuk i kemi perfaqesuar qe prej 2013!

 

Hipokrizia, propaganda dhe konformizmi e kane degraduar PD ne nje objekt indiference nga qindra mijera votues!
Ne emer ketij realiteti do te vazhdoj te kembengul per nje Parti Demokratike si emri i saj dhe nje vizion te djathte konservator te mbeshtetur tek prona private e shenjte, treg i lire i shkeputur nga klientelizmi, vlerat e familjes tradicionale, nje ekonomi te forte kombetare, qeverisje lokale perfaqesuese dhe mbrojtjen e interesit kombetar ne Ballkan qe nuk mund te realizohet pa mbeshtetjen e SHBA, NATO dhe BE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *