E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dorëheqja e Bashës/ Kryemadhi: E pritshme! Ja pse i duhet një post politik

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, teksa theksoi se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve.

“Dorëheqja duhet parë në dy kendeveshtrime. E para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD.
Vazhdoj të qendroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD. Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politke. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin më. Rezulatiti i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

“INteresa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post potik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Nik Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë