E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dopingu fundos Rusinë, pezullohet kombëtarja e futbollit

Agjensia Botërore Anti-Doping (WADA) i ka dhënë një goditje Rusisë duke e përjashtuar nga nga kompeticionet më të rëndësishme sportive për katër vitet e ardhshëm, përfshirë këtu edhe Botërorin 2022.

 

Vendimi ëshë marrë këtë të hënë në Lozanë pas mbledhjes së Komitetit Ekzektutiv.

 

Reklamë

Autoritetet ruse akuzohen se kanë falsifikuar të dhënat e testeve anti-doping. Vendimi ka qenë striktë pasi Rusia është përjashtuar nga  Lojrat Olimpike ‘Tokio 2020”, në Lojrat Dimërore “Pekin 2022” si dhe në Botërorin “Katar 2022”.

 

Nga ana tjetër, Komiteti ka bërë lehtësi edhe për të gjithë ata sportistë që do të dalin të pastër. Ata do të lejohen të garojnë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por nën flamurin neutral.

 

Rusia ka të drejtë të apelojë vendimin brenda 21 ditëve në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë