Donte të vriste politikanët; lihet në burg lezhjani 36-vjeçar
Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 36-vjeçarin, Antonio Leka që u kap me armë dhe municione luftarake.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi një masë më të butë me qëllim që i pandehuri t’i nënshtrohej një ekspertize mjeko-ligjore. Por kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues që vendosi ta mbyllë në qeli.
36-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, shitje te lëndëve narkotike, mbajtje të armëve të ftohta si dhe “përgatitje te kushteve për vrasje”.
Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servil makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Leka deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanët ndërsa e prezantoi veten si patriot duke demonstruar tatuazhet në trup.
Ai ra në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, të cilët e panë të lëvizte i veshur me jelek antiplumb dhe armë.




