Subscribe

Donika Prela, drejtuese e prokurorisë së krimeve të rënda kaloi me sukses procesin e vetingut, duke u konfirmuar në detyrë.

 

Pas seancës dëgjimore, treshja gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, si dhe përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs kryen edhe një tjetër hetim për Prelën, lidhur me denoncimet në media se kishte liruar nga burgu një nga anëtarët e bandës së Shijakut, Astrit Avdylin.

 

Sipas komisionit, nga verifikimet e kryera nuk u gjendën TE DHENA që faktonin denoncimet.

 

Ndërkohë, në seancën dëgjimore, komisioni i gjeti Prelës disa pasaktësi në deklarimet e pasurisë.

 

Ndërsa operacioni ndërkombëtar i monitorimit kerkoi informacion se si bashkëshorti i saj inxhinier në kompaninë Bruci shpk, për vitet 2003-2005 e kishte marrë pagën cash dhe jo në bankë, duke ngritur dyshimet për shmangie të taksave.

 

Por provat e reja që drejtuesja e prokurorisë së krimeve të rënda i dorëzoi komisionit u morën në shqyrtim prej tyre, duke e konfirmuar më pas në detyrë.

 

Prela ishte e pranishme në dhënien e vendimit, ndërsa nga salla u largua e qetë duke mos bereasnjë koment për mediat.

 

Prela ka qene vazhdimisht ne shenjester te akuzave te opozites e cila kerkoi shkrakimin e nga detyre te drejtueses se prokurorise se krimeve te renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *