E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Donika Prela e sëmurë/ Shtyhet seanca për të në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu këtë të hënë seancën për ish-kryetaren e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Shkak për këtë vendim u bë një raport shëndetësor i dorëzuar nga Prela. Prokurorja pretendon se është e sëmurë dhe se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancat gjykuese.

Reklamë

Seanca e radhës për Donika Prelën do të mbahet në datën 5 shtator. Çështja e saj përfundoi në KPA pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik.

Ky i fundit kundërshtoi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë Donika Prelën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë