Krehja e flokëve, ndonëse duket një proces i vështirë për t’u bërë në kushte shtëpie, nuk është e pamundur të arrihet. Në vijim dëshirojmë t’ju tregojmë hapat që mund të ndiqni për të krijuar “look-un” që u shohim modeleve dhe influencereve të “Instagram-it”, i cili qëndron gjatë dhe krijon idenë se flokëve të shëndetshëm:

 

Filloni me procesin e larjes

 

Krehja mban më mirë në flokë të sapo larë. Ju rekomandojmë të përdorni produkte të cilat janë enkas për problematikat dhe llojin e flokut që keni. Thajini pak flokët me një bluzë pambuku në mënyrë që të evitoni fryrjen e tepërt.

 

Aplikoni një mbrojtës ndaj nxehtësisë

 

Asnjëherë nuk duhet të vendosni nxehtësi në flokë pa një mbrojtës të mirë. Nxehtësia me kalimin e kohës shkakton maja të djegura dhe e bën flokun të duket i thatë.

 

Ndajini flokët në seksione

 

Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të menaxhoni gjatësinë e tyre. Pjesën e balukeve, lëreni gjithnjë për në fund.

 

Thajini deri në 60%

 

Përpara se të përdorni ndonjë pajisje shtesë, thani rreth 60% të flokut me tharësen tuaj të preferuar. Më pas merrni një krehër të rrumbullakët dhe nisni krehjen nga rrënja deri tek majat. Mbajeni grykën e tharëses të drejtuar për poshtë.

 

Përdorni bigudina

 

Me flokët gjysmë të thara, vendosni bigudinat. Ato janë perfekte për flokë të shkurtër si të Marilyn Monroe-së, por edhe për flokë të gjatë me modelin “flutur”. Mbajini për rreth 2-3 orë.

 

Kujdesuni të përdorni vajra dhe trajtues për flokët

 

Pasi të hiqni bigudinat, mos harroni hapin më të rëndësishëm. Floku duhet të qëndrojë sa më i butë dhe i hidratuar, ndaj përdorni vajra të cilat e ushqejnë flokun dhe i japin shkëlqim./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *