Tirana International Airport iu ka rikujtuar të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë rregullat për kufizimet aktuale atje për zonat me rrezik të lartë, siç është Shqipëria.

 

Në një njoftim zyrtar, sqarohen rastet kur nuk iu ndalohet hyrja për në Gjermani mbajtësve të pasaportave biometrike dhe që nuk janë vaksinuar ende.

 

Rregullat për pasagjerët e jo-vaksinuar:

Hyrja për qytetarët shqiptarë, nuk lejohet pa nevojë urgjente ose PLF, vetëm nëse je rezident në Gjermani ose EU

Mbajtësit e pasaportave biometrike dhe që nuk janë vaksinuar, lejohen të hyjnë në Gjermani vetëm nëse

– ato shërbejnë në një rol të rëndësishëm OSE

– ata kanë nevojë urgjente për të udhëtuar

Burimi:

https://ëëë.bmi.bund.de/…/travel-restriction-border…

Rregullat për pasagjerët e vaksinuar plotësisht

Për njerëzit plotësisht të vaksinuar, hyrja nga vendet e treta në përgjithësi lejohet.

Kërkesat për vaksinim

– Të gjitha dozat e nevojshme të marra për vaksinim të plotë (në rastin e një personi që është shëruar nga koronavirusi është e nevojshme vetëm një dozë)

– Doza e fundit e vaksinimit që është e nevojshme për vaksinimin e plotë të marrë të paktën 14 ditë para datës së udhëtimit

– Vaksina duhet të jetë e shënuar në

https://ëëë.pei.de/…/coronavirus-inhalt.html;jsessionid…

Njerëzit të cilët janë vaksinuar në përputhje me këto kërkesa mund të hyjnë në Gjermani për çdo qëllim udhëtimi dhe nga vendet që nuk janë në listën e sigurt.

Fëmijët e pavaksinuar nën 12 vjeç lejohen të hyjnë në Gjermani nëse udhëtojnë me të paktën një prind plotësisht të vaksinuar.

Burimi:

https://ëëë.bmi.bund.de/…/ëhat-rules-apply-for-fully…

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *