E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Doni të forconi memorien dhe përqendrimin? Hani çokollatë!

Përveç shijes së mire që ka çokollata, ajo ka dhe një sërë efektesh pozitive siç është rritja e përqendrimit dhe forcimi i kujtesës.
Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga një hulumtim i publikuar së fundmi, u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë, kishin performancë më të mirë se ata që nuk e konsumonin ate.

Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” që gjendet me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë, përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura.

Studimi përfshiu rreth 1.000 njerëz në 30 vite. Shkencetarët studiuan efektin e çokollatës tek memoria dhe përqendrimi. Megjithatë, mjekët këmbëngulin që çokollata duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjellë përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë