Ambasada amerikane  këtë të enjte ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit që duan të punojnë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada këshillon të gjithë punëkërkuesit që duan të punësohen nëpërmjet vizës EB-3 të bëjnë shumë kujdes dhe se duhet të kenë aftësi për vendin e punës.

 

“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ? www.uscis.gov. Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *