Shoqëria është dhe pjesa më e rëndësishme në jetën tonë, janë personat me të cilët ne kalojmë një pjesë të mirë të kohës sonë.

 

Sipas studimeve të ndryshme që janë zhvilluar në këtë drejtim rezulton se ato me të cilët ju shoqëroheni vazhdimisht janë dhe njerëzit të cilët përcaktojnë shumë për ju në rrethana të ndryshme të jetës. Nga hulumtimet e shumta rezulton se një nga shenjat dalluese të njerëzve të pasur dhe të suksesshëm është aftësia e tyre për të krijuar në mënyrë të pandërgjegjshme marrëdhëniet me të tjerët.

 

Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk ka nevojë të krijoni verbërisht marrëdhënie që ju tërheqin në jetë. Ju mund të zgjidhni ato marrëdhënie që do t’ju lartësojnë.

 

Ju mund të zgjidhni të jeni të pasur duke zgjedhur me kë të shoqëroheni. Në mënyrë që të dini me kë të shoqëroheni, së pari duhet të dini se për çfarë duhet të kërkoni.

 

Njerëzit që mund t’ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie të pasura, kanë një ose më shumë karakteristika si; dallohen për zakone të mira, pikëpamje mendore positive, besueshmëri, qëndrim inkurajues, besnikëri fanatike, stabilitet financiar dhe etikë për të punuar fort.

 

Njerëzit që tentojnë të ndërtojnë marrëdhënie toksike kanë tendencë të kenë karakteristika të kundërta nga ato të renditura më sipër, si zakone të këqija, një pikëpamje negative dhe një tendencë për të fajësuar të tjerët për gjërat që shkojnë keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *