E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Donald Tusk të martën në Tiranë, zbardhet axhenda

Presidenti I Këshillit Europian Donald Tusk do të zhvillojë të martën një vizitë në Shqipëri ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas axhendës, Tusk do të nisë vizitën fillimisht në Maqedoninë e Veriut ku do të zhvillojë një takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

 

Reklamë

Takimin me presidentin maqedonas Tusk do e zhvillojë në orën 11:00 ndërsa atë me Zaev 11:45, ku dhe më pas rreth orës 12:15 do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

 

Pas vizitës në Maqedoni, Tusk do të vizitojë Shqipërinë ku në orën 15:00 do të takohet me kryeministrin Rama dhe në orën 15:35 do të mbajë konferencën për shtyp.

 

Vizita e Tusk vjen një muaj para se BE të japë vendimin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i çelen negociatat apo jo.

 

Axhenda e Tusk

Ëeekly schedule of President Donald Tusk

Tuesday 17 September 2019

Skopje (North Macedonia)

11.00 Meeting ëith President Stevo Pendarovski

11.45 Meeting ëith Prime Minister Zoran Zaev folloëed by press statements (± 12.15)

 

Tirana (Albania)

15.00 Meeting ëith Prime Minister Edi Rama

15:30 Medal aëard ceremony

15.35 Press statements

Vazhdo të lexosh

Reklamë