Donald Trump, teksa po qëndron në Londër në kuadër të vizitës së tij të pare dy ditore si president, është shprehur se plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në.

 

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit ecën përpara. Trump i tha këto gjatë një interviste për gazetën britanike “The Sun”, ku theksoi se plani i Theresa May “do ta vriste ndoshta marrëveshjen”, sepse me këtë plan “SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Ai madje ka folur hapur duke kritikuar Theresa Mayn për tërheqjen e Boris Jonson, pasi sipas tij, ai do të ishte një kryeministër i ardhshëm i denjë për vendin. Megjithatë nga zyra e kryeministres Britanike nuk ka ende një përgjigje ndaj vërejtjeve të Trump.

 

May insiston për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Trump. Sipas saj, dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

 

Megjithatë dy liderët do të diskutojnë sot nëse do të arrijnë një marrëveshje, ndërsa sipas axhndës, Zonja e Parë Melanie Trump, pritet të takojë mbretëreshën Elizabet.

 

Nga ana tjetër, Trump u prit me protesta në ditën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar. Mijëra protestues pritet të mblidhen sërish sot në qendër të Londrës për të thënë se presidenti amerikan nuk është i mirëpritur, madje ata e akuzojnë Trump për racizëm për politikën e tij për emigracionin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *