Donald Trump refuzon të dorëzojë Shtëpinë e Bardhë duke pretenduar se ka marrë më shumë vota se çdo president në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Në një postim në twitter ai është shprehur se në dy shtete kyçe, Pensilvani dhe Miçigan mund të kryesojë lehtësisht.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

 

“Të gjithë po pyesin pse sondazhet e fundit presidenciale ishin kaq të pasakta. Arsyeja është se ato janë fake, ashtu si shumica e mediave. Mora më shumë vota se çdo president në historinë e SHBA dhe ne do të fitojmë! Askush nuk raportoi se në Pensilvani dhe Michigan nuk i lejuan vëzhguesit të monitorojnë numërimin e votave. Kjo është arsyeja pse qindra mijëra vota nuk janë të vlefshme. Unë i fitoj lehtësisht të dy shtetet. Tani kemi 73 milionë vota ligjore,   ne do të fitojmë.”

 

Edhe pse Trump  këmbëngul se rezultati përfundimtar  i zgjedhjeve nuk ka dalë ende, presidenti i zgjedhur Joe Biden është takuar me këshilltarët e tij të tranzicionit për të diskutuar mbi qeverisjen e re. Ai po shqyrton emrat për të gjitha postet kyçe.

 

Mes tyre ka zgjedhur veteranin Ron Klain që të jetë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë. Klain ishte gjithashtu një ndihmës i lartë gjatë presidencës së Barack Obamës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *