E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump shpallet fajtor

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë një goditje të fortë pasi komisioni hetimor në Dhomën e Përfaqësuesve e deklaroi atë fajtor.

Në raportin 300 faqësh thuhet se presidenti republikan ka penguar hetimin dhe ka shfrytëzuar kompetencat duke kërkuar ndërhyrje nga një qeveri e huaj për zgjedhjet e vitit 2020.

Hetimet për shkarkimin e presidentit Trump nisën zyrtarisht në shtator, pak muaj pas telefonatës së tij me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Tashmë pritet votimi i raportit voluminoz.

Më pas çështja do t’i kalojë komisionit juridik të dhomës së përfaqësuesve e cila nëse do te miratoje dokumentin për shkarkimin e presidentit, çështja do t’i kalojë për gjykim senatit. Per shkarkimin e shefit te shtepise se bardhe nevojiten votat e dy të tretës së të pranishmeve.

Reklamë

Trump ka mohuar të ketë shkelur ligjin dhe ka akuzuar demokratët se i kanë përdorur hetimet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

Në seancat që u zhvilluan në kuadër të hetimit u dëgjuan dëshmi nga zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë . Sipas tyre ndihma ushtarake ndaj Ukrainës u pezullua dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë i Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ishte kushtëzuar me nisjen e hetimeve nga Kievi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë