E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump: Samiti do të mbahet

Pas lajmit surprizë të vendit komunist se Kim Jong un mund të anulojë takimin e shumëpritur me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha për mediat se do të shqyrtoje nëse samiti i planifikuar do të vijojë sipas axhendës. Trump ritheksoi se është e nevojshme që Pheniani të heqë dorë nga program i armëve bërthamore.

 

Presidenti tha para gazetarëve se nuk ka marrë një njoftim zyrtar për anulimin e takimit. Koreja e Veriut njoftoi të mërkurën se mund të heqë dorë nga takimi i 12 qershorit i planifikuar per tu mbajtur në Singapor, me arsyetimin se nuk mund të marrë pjesë në qoftë se SHBA vazhdon të kërkojë denuklearizim te njëanshëm.

 

Reklamë

Shtëpia e Bardhë tha se ka ende shpresë që samiti do të realizohet, duke shtuar se Trump është përgatitur për negociata te vështira.

 

Koreja e Veriut mbron programet e saj bërthamore dhe raketore si një pengesë e nevojshme kundër atij qe quan agresion të Shteteve te Bashkuara qe mbajnë 28.500 trupa në Korenë e Jugut. Së fundi ata zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake në gadishullin Korean, gjë e cila nxiti dhe reagimin e kreut të vendit komunist, Kim Jong Un.

Vazhdo të lexosh

Reklamë