Donald Trump ka lançuar markën e tij të atleteve, një ditë pasi një gjykatës i Nju Jorkut e gjobiti me 354.9 milionë dollarë dënime për mbivlerësimin me mashtrim të vlerës së tij neto për të mashtruar huadhënësit.

Trump prezantoi “Trump Sneakers” në Filadelfia. Një palë atlete ngjyrë floriri do të shiten 399 dollarë.

“Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” tha Trump.

“Unë thjesht dua t’ju them, kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë”, tha ai kur zbuloi linjën e atleteve.

Vetëm 1000 palë këpucë ari ishin në dispozicion, sipas faqes së internetit të atleteve, e cila i përshkruan atletet si “Super Limited”.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, atletet prej 399 dollarësh u renditën si “sold out” në faqen e internetit. Sipas sajtit, kishte pasur 1000 palë atlete në dispozicion për blerje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *