Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve me pretendimet se javën e ardhshme do të ketë prova mbi vjedhjen e votave në disa shtete kyçe, ku po vijon edhe beteja ligjore. Në një postim në rrjetet  sociale, twitter , kreu i Shtëpisë së Bardhë  e ka cilësuar politiken  si të korruptuar .

 

DONALD TRUMP

PRESIDENTI I SHBA-së

 

Njerëzit nuk do ti pranojnë këto zgjedhje të vjedhura! Isha në Filadelfia duke parë mashtrimin. Ata  ndaluan vëzhgimin e numërimit .Qindra mijëra vota nuk duhet të lejohen, pasi politika është e  korruptuar. Ky sistem votimi kompjuterik është shumë i hapur për mashtrim dhe ndërhyrje prisni derisa të shihni se çfarë po vjen! Ne do të fitojmë!.

 

Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, është shprehur në një konferencë shtypi se sapo të llogaritet çdo votë do të  nisë punën administrata e dytë e Trumpit.

 

MIKE POMPEO

SEKRETARI I SHTETIT I SHBA-së

Ne do të numërojmë të gjitha votat, do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë Trump. Unë jam shumë i bindur se do të kemi një tranzicion të mirë, se do të sigurohemi që kushdo që është në detyrë në mesditën e 20 Janarit të ketë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i mbajtur amerikanët të sigurt.

 

Ndërkohë president i zgjedhur Joe Biden  e ka cilësuar refuzimin e Danald Trump  për të pranuar humbjen  si te turpshme .

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I ZGJEDHUR I SHBA-së

 

Unë thjesht mendoj se është e turpshme , sinqerisht, e  vetmja gjë që mendoj se nuk do të ndihmojë trashëgiminë e presidentit. Në fund të ditës, e dini, e gjitha do të realizohet në 20 Janar. Unë po i bëj të ditur se Amerika është kthyer. Nuk shohim asgjë që mund te na ngadalësoje .”

 

Shtetet kanë afat deri më 8 dhjetor për të kryer rinumërime të mundshme ose për të zgjidhur proceset gjyqësore lidhur me zgjedhjet. Më 14 dhjetor Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të certifikuar zyrtarisht fituesin e garës presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *