E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump padit median amerikane në lidhje me intervistën e Harris

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ngriti një padi kundër CBS të enjten për intervistën e kundërshtares së tij Kamala Harris të transmetuar nga programi “60 Minutes” në fillim të tetorit, e cila, sipas apelit, ishte mashtruese.

Padia, e paraqitur në një gjykatë federale të Teksasit, thotë se CBS ka transmetuar dy përgjigje të ndryshme nga zëvendëspresidentja amerikan Harris për një pyetje në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Reklamë

Versioni që u transmetua në “60 Minutes” më 6 tetor nuk përfshinte, thuhet në padi, “fjalën sallatë” që karakterizon përgjigjen e Harris për mënyrën se si administrata e Presidentit Joe Biden ndikon në mënyrën se si Izraeli po bën luftë.

“Akuzat e përsëritura të ish-presidentit Trump kundër 60 Minutes janë të rreme”, u përgjigj një zëdhënës i CBS News. “Padia që Trump ngriti sot kundër CBS është plotësisht e pabazë”, tha zëdhënësi.

Me këtë padi, kandidati republikan kërkon rreth 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Trump e ka kritikuar vazhdimisht këtë intervistë të Harris gjatë fushatës së tij dhe ka kërcënuar se do t’i heqë licencën e rrjetit nëse zgjidhet më 5 nëntor. /vizionplsu.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë