Donald Trump “pa mëshirë”, urdhëron sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj gjashtë personave dhe tre kompanive në Iran. Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin njoftoi se vendosja e sanksioneve bëhet me qëllim uljen e të ardhurave për Trupat e Gardës Revolucionare, të cilat ishin përdorur për të financuar “aktivitetin e keq te Iranit”. Sipas tij, sanksionet ndaj 6 iranianëve dhe 3 kompanive që kanë lidhje me forcën ushtarake të elitës iraniane, erdhën pasi u zbulua se ata financonin miliona dollarë për Trupat e Gardës në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sanksionet e reja ndaj Iranit vijnë vetëm 2 ditë pasi presidenti I SHBA-ve Donald Trump vendosi tërheqjen nga Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015, dhe u zotua për rritjen e presionit ndaj Teheranit.
Marrëveshja e fuqive të mëdha e inicuar nga ish-presidenti Barack Obama, frenoi aktivitetet bërthamore në Iranit në këmbim të sanksioneve të OKB-së SHBA-së dhe BE-së, por Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se Irani ka gënjyer dhe ka vazhduar në mënyrë të fshehtë programin e saj bërthamor. Rusia, Franca dhe Gjermania kritikuan vendimin e Trump për tërheqjen nga marrëveshja.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ndërkohë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Iranian Hassan Rouhani, duke I garantuar aitj mbështetjen e marrëveshjes bërthamore, dhe se ajo do të mbetet në fuqi nëse Teherani e Mbështet atë. Ruhani nga ana tjetër siguroi kancelaren Merkel se Irani nuk kërkon të rrisë tensionet në Lindjen e Mesme dhe po punon për stabilitet dhe siguri në rajon.




