Subscribe

Nga kandidati më i pazakontë që konkurronte për Shtëpinë e Bardhë, në presidentin e ardhshëm të vendit. Askush nuk do ta kishte besuar se 70-vjecari Donald Trump, një multimiliarder dhe ish-yll i një reality show televiziv do të ngjitej në krye të vendit, pa mbajtur më parë asnjë post publik dhe pa shërbyer në ushtrinë amerikane. Trump, një rishtar në politikë, nuk u mor seriozisht kur qershorin e shkuar shpalli kandidaturën për president.

I lindur në Queens, të Nju Jorkut Trump u rrit në një familje të pasur dhe i ati që merrej me pronat e patundshme, pati një ndikim të madh. Trump mbaroi studimet për ekonomik në vitin 1968 dhe gjatë karrierës u etiketua si biznesmen i suksesshëm, me drejtimin e organizatës Trump, ndërtimin e gratacelave, hoteleve luksoze, kazinove, apo fushave të golfit. Por ai pati edhe dështime, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij pas krizës në pronat e patundshme.

Ne jetën personale Trump numëron tre martesa, dy divorce dhe 5 fëmijë që kanë pasur rol të rëndësishëm në fushatë. Ndonëse një figurë kontroverse që rrezikoi të mos merrte as mbështetjen e republikaneve, ai la në hije 16 kandidatë republikane dhe ishte emri që doli nga konventa e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *