E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump kërkon “testin e dopingut” para debatit me Biden

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se do të kërkojë “test doping” para debatit me Joe Bide, pasi ka dyshime për shëndetin e kundërshtarit të tij politik.

Ai tha se u habit për suksesin e ish/zv.presidentit në debatin e fundit me Bernie Sander në muajin mars, duke e konsideruar të papritur performancën e Biden në debatet demokratike.

Tramp u shpreh se ishte intriguar nga përmirësimi i papritur i Biden në debatet e fushatës parazgjedhore të demokratëve.

Të njëjtën deklaratë Trump e bëri edhe në vitin 2016 për kundërshtaren e tij Hillary Klinton, për të cilën tha se mund të ketë marrë drogë.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë