Procesi historik i fajësimit të presidentit Donald Trump i cili u miratua me shumicë votash në dhomën e përfaqësuesve një ditë më parë, ka nxitur një debat të ashpër mbi mënyrën se si do të funksionojë tashmë gjyqi për shkarkimin.

 

Demokratët nuk kanë pranuar të fillojnë procedurat, duke argumentuar se Senati i kontrolluar nga republikanët po refuzon dëshmitarët dhe nuk do të zhvillojë një gjykim të drejtë.

 

Ndërsa presidenti Trump ka kërkuar një gjykim të menjëhershëm.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Partia republikane nuk ka qënë ndonjëherë kaq e sulmuar dhe e bashkuar në të njëjtën kohë. Ne kemi vajza dhe djem të shkëlqyer në senat, që e duan këtë vend dhe jam i sigurt se do të bëjnë gjënë e duhur. Demokratët po i shpallin luftë të hapur demokracisë, kjo është gjuetia e shtrigave më e tmerrshme që ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ky është fajësimi i parë që nuk bazohet në një krim. Nuk jam i shqetësuar sepse nuk jam fajtor.”

 

Presidenti i tretë amerikan i fajësuar, do të gjykohet nga 100 përfaqësues në senat dhe shkarkimi miratohet me të paktën dy të tretat e votave, një mundësi e largët kjo pasi republikanët kanë shumicën me 53 vende, ndërsa demokratët 45. Ndwrsa dy senatorw janw tw pavarur.

 

Në një seri postimesh në Tëeeter, presidenti Trump akuzoi demokratët për proces të parregullt.

 

“Pa asnjë avokat, pa dëshmitar, as asgjë, ata tani duan t’i thonë Senatit se si ta drejtojnë gjykimin e tyre. Në fakt, ata kanë zero prova për asgjë”– nenvizoi presidenti.

 

Dhoma e përfaqësuesve tashmë duhet të dorëzojë artikujt e fajësimit në Senat. Por kryetarja Nancy Pelosi po refuzon ta bëjë këtë derisa rregullat e gjykimit të Senatit të jenë të pranueshme për demokratët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *