E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump kërcënon Kinën me tarifa deri në 245%

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Kinës në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve tregtare mes dy vendeve, duke kërcënuar me tarifa deri në 245% për produktet e importuara nga Pekini. Në një deklaratë zyrtare, thuhet se këto masa janë një kundërpërgjigje ndaj veprimeve hakmarrëse të Kinës.

Kina tani përballet me tarifa deri në 245% për importet në Shtetet e Bashkuara si rezultat i kundërmasave të saj,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata gjithashtu risjell në vëmendje politikën tregtare të Donald Trump:

“Që në ditën e parë, Presidenti Trump nisi politikën ‘Amerika e Para’ për të rindërtuar fuqinë ekonomike të vendit.”

Reklamë

Sipas njoftimit, që nga momenti kur Trump njoftoi vendosjen e tarifave ndaj vendeve me të cilat SHBA mban deficite të mëdha tregtare, më shumë se 75 vende kanë pranuar të hyjnë në bisedime për marrëveshje të reja. Ndërkohë, tarifat më të larta individuale janë pezulluar për vendet që janë në proces negociatash – me përjashtim të Kinës, e cila ka reaguar me kundërmasa.

Reagimi i ashpër i Kinës ndaj Donald Trump:

Kina ka reaguar me kritika të forta ndaj politikës tregtare të Donald Trump, duke deklaruar se “nuk ka frikë nga një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.” Ajo ka bërë thirrje për dialog dhe negociata të barabarta, duke kërkuar që SHBA të ndalojë përdorimin e presionit dhe shantazhit.

Nëse Shtetet e Bashkuara duan me të vërtetë të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut, atëherë duhet të heqin dorë nga presioni maksimal dhe të negociojnë mbi baza të respektit dhe përfitimit të ndërsjellë,” u shpreh një zëdhënës i qeverisë kineze.

Ndërkohë, edhe Ministria kineze e Mbrojtjes ka kritikuar ashpër qëndrimet e Uashingtonit, veçanërisht për akuzat ndaj agresionit të Kinës dhe planifikimin e rritjes së ndjeshme të buxhetit ushtarak amerikan për vitin 2026.

“Përdorimi i pakufizuar i forcës nuk do ta bëjë Amerikën të madhe përsëri,” deklaroi Ministria kineze, duke shtuar se “buxheti jashtëzakonisht i lartë i mbrojtjes ekspozon natyrën luftarake të SHBA-së dhe besimin e saj se mund të imponojë drejtësinë me forcë.”

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë