Presidenti Donald Trump ka firmosur nje urdhër te ri ekzekutiv, duke vendosur te ndaloje serish hyrjen ne Shtetet e Bashkuara per 90 dite te shtetasve nga gjashte vende muslimane. Iraku eshte hequr nga lista e urdhrit te mëparshëm qe përmbante shtate vende. Urdhri i ri hyn ne fuqi ne 16 mars, ne rast se nuk do te dërgohet nga gjykate, ashtu siç ndodhi me te mëparshmin, e cilësuar si anti-kushtetues.

 

Ne nje konference per shtyp, sekretari i shtetit Tillerson shpjegoi se urdhri i ri synonte te mbronte Shtetet e Bashkuara nga pikat e dobëta te sistemit te sigurisë, qe mund te bëhen shkak për hyrjen e elementeve radikale ne territorin amerikan. Kryediplomati amerikan doli ne konference se bashku me prokurorin e përgjithshëm Sessions dhe sekretarin e sigurisë kombëtare Kelly. Ndërkohe, sipas FBI-se, me shume se 300 persona qe kane hyre ne SHBA si refugjate jane nen hetim per vepra te ndryshme terroriste. Qytetaret nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni preken nga urdhri i presidentit Trump dhe nuk do te lejohen per 90 dite te hyjnë ne territorin amerikan. Ndryshe nga dokumenti i mëparshëm, urdhri i ri nuk bën ndarje fetare te shtetasve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *