E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump dhe Putin në konferencë pas takimit miqësor

Shkuan më mirë se sa pritej bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Dy liderët u takuan si dy miq dhe klima pozitive u reflektua edhe ne konferencën e tyre për shtyp.

 

Donald Trump: “Unë mendoj se ne kemi mundësi të mëdha së bashku, si dy vende. Sinqerisht, nuk kemi ecur shumë mirë vitet e fundit. Por mendoj se do të përfundojmë me një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Shpresoj”.

 

Reklamë

Ndërsa presidenti Rus Vladimir Putin e përshkroi si të sinqertë. Ai tha se ishte i suksesshëm dhe një “raund i frytshëm bisedimesh”.

 

Vladimir Putin: “Është e qartë për të gjithë se marrëdhëniet dypalëshe ishin në një fazë të komplikuar. Megjithatë këto pengesa, tensioni dhe atmosfera e tensionuar, në thelb nuk kanë arsye të forta. Ky ishte një takim i suksesshëm dhe një raund i frytshëm bisedimesh”.

 

Tema që u diskutua më shumë ishte ndërhyrja rusë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Putin theksoi se vendi I tij nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.

 

Vladimir Putin: “Edhe njëherë, presidenti Trump përmendi çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në Zgjedhjet amerikane. Me duhet të përsëris se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e brendshme amerikane, përfshirë edhe procesin zgjedhor”.

 

Ndërsa presidenti Trump solli në vëmendje zhdukjen e 33,000 emaile-ve të kandidates demokrate Hillary Clinton. Sipas tij, “marrëdhëniet me Rusinë  nuk kanë qenë kurrë më të këqija falë budallallëkut të Shteteve të Bashkuara”.

 

Donald Trump: “Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të pamend, ne të gjithë kemi qenë të marrë. Shtetet e Bashkuara do të ecin përpara së bashku me Rusinë … mendoj se kemi mundësi të bëjmë disa gjëra të mëdha. Edhe gjatë tensioneve të Luftës së Ftohtë, SHBA dhe Rusia ishin në gjendje të mbanin një dialog të forte. Por raporti ynë nuk ka qenë kurrë më i keq se sa është tani, por kjo ndryshoi rreth katër orë më pare.

 

Por edhe pse u shpreh qarte se Moska nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, Putin nuk e mohoi se kishte shpresuar fitoren e Trump.

 

Nga ana tjetër, Trump dhe Putin diskutuan kokë më kokë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare në pallatin presidencial të Finlandës. Shefi i Krelinit theksoi se ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Trump për të dalë nga marrëveshja bërthamore e Irani, e njohur edhe si Plani i Përbashkët i Veprimit. Ai përgëzoi bisedimet e Trump me udhëheqësin e Koresë se Veriut, ndërsa bëri thirrje për më shumë bashkëpunim në Siri, ku strategjia ushtarake mes kombeve ka qenë e tensionuar.

Gjatë takimit mes dy liderëve, nuk kanë munguar as incidentet. Para konferencës së përbashkët për shtyp një gazetar u nxor me forcë  nga sigurimi, teksa ishte duke mbajtur ne dore një letër. Ende nuk është e qartë se çfarë përmbante letra.

 

Ky ishte takimi i pare mes dy presidentëve. Më parë ata kane qene te pranishëm vetëm në bisedime shumëpalëshe.  Trump dhe putin zgjodhën  jo rastësisht Helsinkin për takimin mes tyre. Ky vend është një pikëtakim tradite në marrëdhëniet SHBA-Rusi. Aty janë takuar më pare dhe ish presidenti amerikan  Gerald Ford dhe lideri I ish bashkimit sovjetik  Leonid Brezhnev në vitin 1975.

Vazhdo të lexosh

Reklamë