Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ranë dakord në takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë të zhvillojnë bisedime mbi heqjen e tarifave doganore mbi mallrat industriale.

 

Për sa kohë që zhvillohen negociata, SHBA dhe BE nuk do të vendosnin tarifa të reja tha Juncker.

 

Jean-Claude Juncker: Kur erdha ne Shtëpinë e Bardhe kisha një qellim, te beja një marrëveshje dhe ne e realizuam atë. Ne kemi identifikuar disa fusha bashkëpunimi. Zero tarifa për mallrat industriale, ky ishte qëllimi im kryesor. Do te përforcojmë bashkëpunimin ne fushën e energjisë, do te importojmë gaz te lëngshëm nga SHBA. Gjithashtu do te përforcojmë bashkëpunimin ne fushën e agrokulturës.

 

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump e quajti një ditë të shënuar dhe një nga marrëveshjet më të rëndësishme.

 

Donald Trump: Jemi këtu ne Shtëpinë e Bardhe për te filluar nje faze te re ne marrëdhëniet tona mes SHBA dhe BE, një faze miqësie te ngushte për marrëdhënie te forta tregtare, te punojmë me mire bashke për sigurinë globale. Se bashku ne kemi me shume se 50 perqind te tregut global. Për te mirën e shtetasve tanë, ne do te punojmë se bashku për zero tarifa për mallrat industriale. Do te përforcojmë marrëdhëniet tona edhe ne fushën e energjisë.

 

Marrëveshjen e ka përshëndetur dhe Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier i cili u shpreh entuziast. “Doganat duhen ulur dhe jo ngritur! Kjo siguron tregtinë e lirë dhe miliona vende pune!” shkroi ai në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *