Subscribe

Kryeminsitri Edi Rama ka pritur ne nje takim te vecante ambasadorin amerikan ne Shqiperi Donald Lu. Takimi qe nisi ne oren 11.00 eshte i pari pas fitores se partise socialiste, te drejtuar nga Rama, ne zgjedhjet politike te 25 qershorit.

 

Nuk behen te ditura detaje nga takimi koke me koke mes kreut te qeverise dhe diplomatit amerikan. Por besohet se tema e diskutimit mes Rames dhe Lu eshte situata politike paa zgjedhjeve dhe vijimi i reformave te rendesishme ne legjislaturen e ardhshme.

 

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe ne fillimin e zbatimit te vetingut per 800 gjykatës dhe prokurore. Vete procesi i vettingut do te kaloje edhe përmes kontrollit te ekipit te ndërkombëtareve, pjese e te cilit janë edhe te dërguar nga Uashingtoni.

 

Vettingu konsiderohet si nje nder momentet me te rëndësishme, qe ndikon direkt ne vendimin e Bashkimit Europian per çeljen ne negociatave per anëtarësim te Shqipërisë.

 

Marrëveshja politike e 18 Majit mes kryeministrit Rama dhe kreut te opozitës Basha, ka përcaktuar reforma te rëndësishme, te cilat kërkojnë shumice te cilësuar votash ne Parlament.

 

Takimi mes Rames dhe Lu, paraditen e kesaj te enjteje ka zgjatur afro 90 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *