E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Donald Lu takon Astrit Patozin

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjte një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Kryediplomati amerikan është vënë në lëvizje jo vetëm për të gjetur konsensusin mazhorancë-opozitë për të votuar në 21 korrik reformën në drejtësi, por ka iniciuar edhe një përpjekje për të bindur deputetët demokratë. Partia Demokratike ka tensionuar raportet e saj me ambasadën e SHBA ditët e fundit, por kjo nuk pengon elementët individualë brenda opozitës që të ruajnë marrëdhëniet konstruktive me aleatin e madh të shqiptarëve. Lu ka shpërndarë ftesa edhe për deputetë të tjerë opozitarë, të cilët do i takojë në ditët në vazhdim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë