Subscribe

Ne mesdite, ambasadori amerikan ne tiranë Donald Lu ka shkuar ne selinë e Partisë Demokratike per t’i dorëzuar liderit te opozitës opinionin përfundimtar te Komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mesa duket diplomati amerikan e ka marre nje garanci nga opozita; siç konfirmoi deputeti Eduard Halimi votat e demokrateve do te jene pro një reforme ne drejtësi ne përputhje me rekomandimet e Venecias.

“Do ta votojmë reformën vetëm sipas një rruge, që është Komisioni i Venecias dhe ky komision thotë dialog politik. Detyra për të krijuar kushtet për një dialog politik i takon qeverisë”.

Halimi ka theksuar se ekspertet e Venecias i kane dhëne përgjigje shqetësimit te opozitës per kapjen e drejtësisë, e sipas tij është moment qe maxhoranca te tregoje vullnet per dialog politik.

“Të gjithë qytetarët duan një sistem drejtësie më të mirë dhe kjo është shumë e kuptueshme për çdo qytetar, ashtu siç është e qartë se sistemi i drejtësisë nuk mund ti besohet qeverisë, ekzekutivit, aq më shumë një qeverie dhe një mazhorance kleptokratike si kjo. Ky është një parim dhe një standard që Komisioni i Venecias e vendos në top listën e vet. Ndaj është detyrë e mazhorancës dhe e qeverisë të krijojë kushtet për një dialog politik, për të cilin komisioni i Venecias flet qartë”.

Opinion përfundimtar i Komisionit te Venecias i bere publik dy dite me pare propozonte disa mënyra se si mund te përfshihej opozita ne zgjedhjen e anëtareve te institucioneve te drejtësisë per te kapërcyer debatin e 84 apo 94 votave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *